8 vjet pas 11 shtatorit 2001

Bota

8 vjet pas 11 shtatorit 2001

Më: 11 shtator 2009 Në ora: 19:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, përkujtoi përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, duke u zotuar se Amerika nuk do të hezitojë aspak në ndjekjen e al-Kaidës.

Presidenti Obama vuri një kurorë në Pentagon gjatë ceremonisë që u zvhillua për nder të viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të personelit ushtarak amerikan.

Ai tha se koha nuk e ka shuar dhimbjen dhe humbjen e asaj dite.

Më herët Presidenti Obama mori pjesë në një ceremoni në kopështin jugor të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa zv/Presidenti Xho Bajdën foli gjatë një shërbimi në Nju Jork.

8 vjet më parë, rreth 3 mijë njerëz u vranë në sulmet terroriste me avionë të rrëmbyr.

Dy nga avionët u përplasën në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork, ndërsa një tjetër në Pentagon.

Një avion i katërt u përplas në Shanksvillë të Pensilvanisë, pasi udhëtarët u përleshën me rrëmbyesit për marrjen nën kontroll të avionit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat