Miçëll: Shpresoj në arritjen e marrëveshjes

Bota

Miçëll: Shpresoj në arritjen e marrëveshjes

Më: 14 shtator 2009 Në ora: 11:41

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll tha se shpreson në arritjen e një marrëveshje mes udhëheqësve palestinezë dhe izraelitë. Marrëveshja do të mund të çonte në ngrirjen e vendbanimeve hebreje në territoret palestineze dhe rifillimin e bisedimeve të paqes mes dy palëve.

“Ndonëse nuk kemi ende një marrëveshje për çështjet themelore, po punojmë shumë dhe qëllimi i vizitës sime është të përpiqem për të arritur një të tillë”, tha Miçëll.

I dërguari amerikan ka arritur në Izrael të shtunën dhe po përpiqet të arrijë marrëveshje rreth ngrirjes së ndërtimeve apo zgjerimit të kolonive hebreje në shkëmbim të njohjes së Izraelit nga vendet arabe.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë dallime rreth kolonive hebreje në territoret palestineze.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat