Izraeli heq vizat për qytetarët e Serbisë

Bota

Izraeli heq vizat për qytetarët e Serbisë

Më: 16 shtator 2009 Në ora: 20:36

Izraeli është pajtuar që të heqë vizat e udhëtimit për qytetarët serbë.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq pas një takimi që pati në Beograd me homologun e tij izraelit Avigdor Liberman.

Vizita e Libermnait është e para, që ndonjë ministër i jashtëm izraelit ka bërë ndonjëherë në Serbi.

Të martën Liberman vizitoi Kroacinë, ndësra të enjten do të udhëtojë në Mal të Zi, që është edhe ndalesa e tij e fundit në turneun ballkanik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat