Xhons: Në Afganistan ka rënë prania e Al Kaidës

Bota

Xhons: Në Afganistan ka rënë prania e Al Kaidës

Më: 5 tetor 2009 Në ora: 10:38

Uashington,Prania e Al Kaidës në Afganistan ka njohur rënie të ndjeshme, deklaroi Xhejms Xhons. Xhons, këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit Barak Obama, deklaroi për mediet amerikane se nuk ekziston rreziku që vendi të kthehet në duart e talibanëve. Deklaratat e Xhons erdhën ditën që u bë publik lajmi për vdekjen e tetë ushtarëve amerikanë gjatë luftimeve në Afganistanin lindor. Aktualisht presidenti Obama po vlerëson të gjitha opsionet për një strategji të re në Afganistan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat