Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka kërkuar ndryshimin e strategjisë në Afganistan. Misioni duhet të ketë në qendër të vëmendjes forcat vendore dhe popullin afgan, deklaroi Rasmussen për televizionin britanik Sky News. Aleanca duhet të përqëndrohet më shumë në stërvitjen dhe përgatitjen e forcave vendore, theksoi ai. Qëllimi është krijimi i trupave afgane prej 130.000 ushtarësh dhe rreth 80.000 policësh. Për stërvitjen e këtyre trupave të domosdoshëm janë rreth 17.000 ekspertë të huaj. Rasmussen nuk saktësoi se sa ushtarë të tjerë duhet dërguar në Afganistan. Ai nuk deshi të deklarohet as për afatet për tërheqjen e trupave ndërkombëtare në ky vend