Karaxhiq akuzohet për masakrën në Srebrenicë

Bota

Karaxhiq akuzohet për masakrën në Srebrenicë

Më: 2 nëntor 2009 Në ora: 22:13

Prokuroi i Tribunalit të Hagës e akuzoi sot ish liderin e serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq për orkestrimin e masakrës së 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në korrik, 1995.

Duke folur në gjykimin e Karaxhiqit, prokurori Alen Tieger tha se Karaxhiqi e mohon përgjegjësinë për gjenocid “sepse ai e di se e vërteta e akuzon atë”.

Karaxhiq refuzoi të paraqitet në gjykatë, duke thënë se i duhen më shumë muaj që ta përgatitë mbrojtjen e tij. Por ai u zoua në një letër se do të marrë pjesë në seancën dëgjimore për mbrojtjen e tij të martën në 3 nëntor.

Kryesuesi i trupit gjykues O-Gon Kvon sot tërhoqi vërejtjen se bojkoti i Karaxhiqit përbën përpjekje për ta penguar gjykimin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat