Ukrainë: 135 të vdekur nga gripi

Bota

Ukrainë: 135 të vdekur nga gripi

Më: 7 nëntor 2009 Në ora: 17:18

Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë tha se 135 njerëz kanë vdekur si pasojë e epidemisë së gripit që e ka kapluar vendin.

Njoftimi u bë në kohën kur Ukraina mori ndihma të reja mjekësore nga Evropa për t’u përballur me epideminë.

Zyrtarët thanë se më shumë se 870 mijë njerëz janë sëmurë nga gripi dhe infektimet e organeve të frymëmarrjes që nga fundi i tetorit, kurse rreth 400 mijë vetë janë hospitalizuar.

Katërmbëdhjetë nga të vdekurit kanë qenë të ndërlidhur me virusin A (H1N1), apo siç njihet ndryshe gripi i derrave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat