Parlamenti Evropian miratoi pezullimin e vizave

Bota

Parlamenti Evropian miratoi pezullimin e vizave

Më: 12 nëntor 2009 Në ora: 15:37

Në votimin në seancë plenare në Bruksel, Parlamenti Evropian miratoi raportin e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon për pezullimin e vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Në një deklaratë të shkruar, e cila u lexua nga raportuesja sllovene, Këshilli i BE-së, Komisioni dhe Parlamenti rënë dakord që vizat për këto tre vende të hiqen duke filluar nga data 19 dhjetor i këtij viti. Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit dhe votës së Parlamentit, i takon tashmë 27 ministrave të brendshëm evropianë që të japin fjalën e fundit për heqjen e vizave, në mbledhjen e tyre më 30 nëntor në Bruksel.

Që nga momenti që do të hyjë në fuqi vendimi i tyre, siç theksohet në deklaratë, më 19 dhjetor, qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Serbisë, që janë të pajisur me pasaporta biometrike, do të mund të qarkullojnë lirshëm në vendet e Shengenit, ku nuk bëjnë pjesë Britania e Madhe dhe Irlanda, por ku përfshihen edhe vende jo anëtare të BE-së, siç janë Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lishtenshjtani, për një afat tre mujor, pa të drejtë pune në këto vende.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat