Jeremiq: Luftë e madhe juridike për Kosovën

Bota

Jeremiq: Luftë e madhe juridike për Kosovën

Më: 30 nëntor 2009 Në ora: 10:40

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se procesi për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është “procesi më i madh në histori” dhe “njëra nga betejat më të rëndësishme juridike dhe diplomatike në luftë për Kosovën”.

“Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por në anën tonë janë e drejta ndërkombëtare dhe drejtësia”, tha Vuk Jeremiq, sot në Beograd, para nisjes për në Hagë, ku nesër fillon shqyrtimi lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat