Komisioni Evropian padit disa vende të BE-së

Bota

Komisioni Evropian padit disa vende të BE-së

Më: 6 janar 2010 Në ora: 14:14

Komisioni Evropian tha se do të padisë shtetet që refuzojnë të paguajnë faturën për rritjen e pagave për punonjësit e strukturave të BE-së. Rritja e pagave parasheh mbulimin e shpenzimeve që mund të shkaktohen nga inflacioni.

Komisioni Evropian do ta çojë çështjen para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg.

Çështja është komplikuar pasi dhe gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen përfitojnë vetë nga rritja e rrogave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat