Gjermania e Polonia të bllokuara nga bora

Bota

Gjermania e Polonia të bllokuara nga bora

Më: 10 janar 2010 Në ora: 18:36

Gjermania dhe Polonia po përballen me sasi të mëdha dëbore, çfarë ka shkaktuar bllokimin e transportit dhe ndërprerjen e furnizimit me energji dhe ujë në disa zona.

Polonia njofton se 80 mijë njerëz kanë mbetur pa energji pas dëmtimit të transmetuesve të energjisë nga bora.

Në pjesën veriore të Gjermanisë shumë trena nuk po qarkullojnë për shkak të bllokimit të rrjetit hekurudhor nga reshjet e dëborës.

160 persona mbetën të bllokuar në makinat e tyre si pasojë e bllokimit të autostradës përgjatë bregut të Balltikut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat