Mijëra të vdekur nga tërmeti në Haiti

Bota

Mijëra të vdekur nga tërmeti në Haiti

Më: 13 janar 2010 Në ora: 09:33
Presidenti Preval i tha Miami Herald se kishte kaluar mbi trupa të vdekurish dhe kishte dëgjuar britmat e atyre që ishin zënë nën rrënojat e ndërtesës së parlamentit.

Ai tha se shkollat dhe spitalet ishin shkatërruar.

Trupat ishin grumbulluar pirgje pirgje në anë të rrugëve të mbushura nga rrënojat e tërmetit në kryeqytetin e Haitit, Port -O-Prens, i cili ka qënë në afërsi të epiqëndrës së tërmetit.

Ndërkohë OKB në Haiti është dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

Selia e saj në kryeqytet është shkatëruar dhe shefi i saj z.Anabi dhe shumë pjestarë të stafit rrezultojnë të humbur.

Brazili dhe Jordania kanë njoftuar se kanë humbur ushtarë paqeruajtës. Kina tha së shumë nga forcat e saj janë nën rrënoja. Një zyrtarë i OKB-së në Nju Jork tha se kjo mund të jetë kriza më e rëndë e kësaj organizate që nga vënia e bombave në ndërtesat e saj në Bagdad në 2003.

*************

Një termet i fuqishëm ka goditur Haitin në afërsi të kryeqytetit Porto Princ, duke shkaktuar shkatërrime në rajonin e varfër. Sipas ekspertëve, ky është termeti më i fuqishëm që ka goditur atë zonë në 200 vjet.

Ka njoftime se pallati presidencial dhe ndërtesa të tjera qeveritare në kryeqytin e vendit janë demtuar rëndë sëbashku me shumë ndërtesa banimi. Ende nuk ka konfirmime për numrin e viktimave sepse janë ndërpretë të gjitha linjat e komunikimit në Porto Princ dhe zonat e tjera dhe se është ndërprerë energjia elektrike.

Presidenti amerikan Barak Obama lëshoi një dekleratë ku thuhet se Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga afër situatën dhe janë të gatshme për të ndihmuar popullin e Haitit. Zyrtarët thonë se Departamenti i Shtetit, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Komanda Ushtarake Amerikane Jugore kanë filluar të koordinojnë masat se çfarë ndihme të ofrojnë për Haitin. Sekretarja e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma civile, ushtarkake si dhe humanitare për Haitin.

Ambasadori i Haitit në Shtetet e Bashkuara, Raymod Joseph, tha për rrjetin televiziv CNN se vendi i Karaibeve ka nevojë për ndihma ndërkombëtare. Ai e quajti termetin një katastrofë të përmasave të mëdha.

Ish presidenti Bill Klinton, që është i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Haitin, tha se zyra e tij dhe Kombet e Bashkuara po monitorojnë situatën dhe se janë të angazhuar për të bërë gjithçka të mundur për të ndihmuar popullin e Haitit në lehtësimin e situatës, rindërtimin dhe përpjekjet dajlës nga situata.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha se në këtë kohë tragjedie, shqetësimi i tij qendron për popullin haitian dhe shumë punonjës të OKB-së që shërbejnë atje. Zoti Ban tha se ai po merr njoftime të vazhdueshme dhe se po ndjek zhvillimet nga afërt.

Sekretarja e Shtetit foli rreth ndihmës amerikane për Haitin ndërkohë që ajo me merr pjesë në një konferencë të Azi-Paqësorit në shtetin Havai.

"Shtetet e Bashkuara po ofrojnë ndihmë të përgjithshme për Haitin dhe të tjerët në rajon. Ne do të ofrojmë ndihmë civile, ushtarake si dhe humanitare. Lutjet tona janë me njerëzit që kanë vuajtur, familjet dhe të dashurit e tyre.”

Ekspertë gjeologjikë amerikanë thonë se termeti goditi rreth 10 kilometra nga kryeqyteti Porto Princ mbasditen e së martës. Termeti 7 ballë i shkallës rihter u shoqërua me pasgoditje, përfshi një lëkundje që kapi masën 5.9 ballë. Julie Dutton është gjeofizike amerikane.

“Është një termet tejet i madh. Në bazë të fuqisë dhe vendndodhjes, ne presim që të ketë dëmtime të shumta në rajon.”

Sipas njoftimeve të medias, deshmitarët thonë se një spital në kryeqytet është shembur dhe shumë ndërtesa janë dëmtuar. Deshmitarët në vendngjarje thonë se kanë parë njerëz nën rrënoja ndërkohë që të mbijetuarit që i ka zënë paniku kanë mbushur rrugët. Informatat nga ishulli kanë qënë tejet të vështira për të dalë pasi janë ndërprerë lidhjet telefonike me atë vend.

Gjeofizikja Julie Dutton thotë se ajo parashikon se dëmtimet të jenë të mëdha pjesërisht sepse rajoni nuk është i mësuar me tërmetet e mëdha.

“Është termeti më i fuqishëm që kemi parë në rajon gjatë 200 vjetëve. Nuk ka patur termet 6 ballësh në rajon që nga viti 1970.”

Lëkundjet e termetit u ndjenë edhe në Republikën Domenikane që ndan ishullin Hispanola me Haitin. Banorët atje thonë se disa njerëz braktisën shtëpitë ndërkohë që termeti filloi të lëkundëte muret dhe dritaret.

Ndërkohë këtu në Uashington, Shtepia e Bardhë njoftoi se presidenti Barak Obama po e ndjek nga afër situatën dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të ndihmuar popullin e Haitit.

**** ****

Shteti i Haitit është kryesisht malor dhe ndan ishullin Hispanola të Karaibeve me Republikën Domenikane, në lindje të Kubës.

Pozicioni gjeografik i Haitit i siguron atij vendi një klimë tropikale. Pyjet janë të dendura dhe të gjelbëra dhe plazhet e atij vendi shtrihen ngado. E gjithë kjo të jep përshtypjen e një vendi ideal për turizëm. Por vite dhune politike, korrupsioni, erozioni, krimi dhe tragjedie natyrale i kanë dëmtuar rendë përpjekjet e zhvillimit të atij shteti.

Haiti gjithashtu shtrihet në mes të rripit të stuhive detare, duke e bërë atë vend objekt të stuhive të fuqishme tropikale gjatë stinës verore të Hemisferës Veriore. Sëbashku me përmbytjet, vendi është po ashtu i pambrojtur nga thatësira periodike dhe tashmë edhe nga termetet.

Në vitin 2008, Haiti u godit rendë nga katër stuhi që lanë qindra të vdekur dhe shkatërruan 15 përqind të prodhimit ekonomik të vendit. Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellik përllogarit që stuhitë kanë shkaktuar një dëm prej 1 miliard dollarësh.

Haiti është vendi më i varfër i hemisferës me 70 përqind të popullsisë 9.8 milion banorësh, që jetojnë me 2 dollarë në ditë në mos më pak. Sipas përllogratijeve, rreth 2 milion njerëz banojnë në kryeqytetin Porto Princ, shumë prej tyre në getot e dendura. Ka papunësi të madhe, ku thuajse dy të tretat e krahut të punës në Haiti nuk ka një punë formale.

Ish presidenti amerikan Bill Klinton, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Haitin, është munduar të nxisë investorët të zhvillojnë biznese në Haiti, megjithë problemet atje. //kh//

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat