Turqia e fton Izraelin t'i kërkoj falje për mosrespektimin e ambasadorit turk

Bota

Turqia e fton Izraelin t'i kërkoj falje për mosrespektimin e ambasadorit turk

Më: 13 janar 2010 Në ora: 11:14

Turqia thotë se Izraeli duhe të kërkoj falje pasi ambasadori i saj në Izrael, ishte trajtuar në mënyrë jopërkatëse gjatë një takimi diplomatik, lidhur me një shou kundërthënës televiziv turk.

Ministria e jashtme e Turqisë tha se zëvendës ministri i jashtëm izraelit, Dany Ajalon, e kishte nënçmuar ambasadorin Oguz Celikol, gjatë një takimi, ku ishte protestuar ndaj një drame televizive turke, në të cilën agjentët izraelitë paraqiteshin si rrëmbyes të fëmijëve.

Ky është incidenti i fundit, që paralajmëron tensione ndërmjet dy aleatëve rajonalë, prej se kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, e ka kritikuar ofensivën izraelite në Rripin e Gazës, vitin e kaluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat