Izraeli i kërkon falje zyrtarisht Turqisë

Bota

Izraeli i kërkon falje zyrtarisht Turqisë

Më: 13 janar 2010 Në ora: 20:51

Israeli sot formalisht i kërkoi falje zyrtare Turqisë për shkak të trajtimit të të dërguarit turk në Izrael, duke shprehur shpresën se kjo do t’i jepte fund mosmarrëveshjes më të fundit ndërmjet dy aleatëve, e transmeton AFP lajmin nga zyra e kryeministrit.

Ministria e jashtme në Ankara tha se zv/ministri i jashtëm izraelit Dany Ajalon, e kishte nënçmuar ambasadorin turk Oguz Celikol gjatë takimit ku ishte protestuar për një drame televizive turke, në të cilën agjentët izraelitë paraqiteshin si rrëmbyes të fëmijëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat