Qeveria e Haitit shpall gjendjen e jashtëzakonshme në vend

Bota

Qeveria e Haitit shpall gjendjen e jashtëzakonshme në vend

Më: 18 janar 2010 Në ora: 09:48

Pesë ditë pas tërmetit katastrofal qeveria në Haiti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ajo do të jetë në fuqi deri në fund të muajit janar, kumtoi një përfaqësues i qeverisë në kryqytetin Port-au-Prince. Përveç kësaj është vendosur të ngrihen rreth 280 qendra emergjente në shkolla dhe objekte të tjera publike. Ndërkohë durimi i njerëzve sa vjen e kthehet në dhunë. Gjithnjë e më shumë po regjistrohen raste plaçkitjesh. Pas tërmetit të së martës SHBA-ja dërgoi në Haiti disa mijëra ushtarë. Me kërkesë të qeverisë haitiane trupat do të ndihmojnë gjatë shpërndarjes së ndihmave dhe do të pengojnë aktet e dhunës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun gjatë një vizite të tij në kryeqytetin haitian kërkoi nga njerëzit që të kenë durim. Organizatat humanitare po bëjnë gjithçka është e mundur për të përmirësuar gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm, ushqime dhe medikamente.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë nxjerrë nga gërmadhat rreth 70.000 të vdekur. Ata janë varrosur nëpër varreza masive. Siç njoftoi Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në Berlin, të zhdukur konsiderohen edhe 23 shtetas gjermanë. Sipas vlerësimeve të fundit si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën deri në 200 mijë vetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat