Obama shpalli planet për kufizimet bankare

Bota

Obama shpalli planet për kufizimet bankare

Më: 21 janar 2010 Në ora: 22:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama i shpalli planet për ta kufizuar madhësinë e bankave amerikane dhe kompanive financiare, në përpjekje për ta frenuar rrezikun e tepërt të korporatave.

Rrezikimi i tepruar i i parapriu krizës financiare në vitin 2008 dhe i detyroi taksapaguesit amerikanë të paguajnë miliarda dollarë për t’i nxjerrë nga kollapsi disa nga institucionet më të mëdha financiare në vend.

Obama tha se megjithëse sistemi financiar në SHBA aktualisht është më i fortë se një vit më parë, “ai ende operon me rregullat e njëjta që pothuaj çuan në kollapsin e tij”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat