Pekin: Akuzat e SHBA për internetin mund të dëmtojë marrëdhëniet midis dy fuqive të mëdha

Bota

Pekin: Akuzat e SHBA për internetin mund të dëmtojë marrëdhëniet midis dy fuqive të mëdha

Më: 22 janar 2010 Në ora: 10:13

Kina tha se kritikat e Shteteve të Bashkuara për pretendimet rreth kufizimeve në internet mund t’i dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Mbrëmë, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, i bëri thirrje Kinës që t’i hetojë akuzat për sulm kibernetik ndaj kompanisë Google, e cila u kërcënua se do të tërhiqet nga vendi, dhe e sfidoi Pekinin që t’i bëjë publike gjetjet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ma Zhaoksu tha se akuzat e tilla janë të “pabaza” dhe të “dëmshme” për marrëdhëniet dypalëshe.

Ai tha poashtu se secila palë duhet t’i trajtojë çështjet e ndjeshme “duke mbrojtur zhvillimin e shëndoshë dhe stabil të raporteve Kinë-SHBA”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat