Turqi: 120 të arrestuar për lidhje me Al Kaidën

Bota

Turqi: 120 të arrestuar për lidhje me Al Kaidën

Më: 22 janar 2010 Në ora: 11:36

Policia e Turqisë ka kryer bastisje në mbarë vendin duke shënjestruar rrjetin Al Kaida.

Agjencia gjysmëzyrtare Anatolia tha se bastisjet simultane janë kryer në 16 provinca.

Agjencia tha se të paktën 10 njerëz janë arrestuar në dy provinca.

Televizioni privat NTV raportoi se të paktën 120 janë arrestuar në 14 provincat tjera.

Bastisjet pasuan operacionin e ngjashëm në fillim të javës.

Në vitin 2003, militantët islamikë të ndërlidhur me Al Kaidën kryen sulme vetëvrasëse në Stamboll, duke vrarë rreth 60 njerëz.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat