Obama thotë se do të luftojë për forcimin e ekonomisë dhe reformën shëndetësore

Bota

Obama thotë se do të luftojë për forcimin e ekonomisë dhe reformën shëndetësore

Më: 22 janar 2010 Në ora: 23:04

“Asnjëherë nuk do të ndalojë së luftuari për ju”, tha presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Ohajo. Ai tha se do të punojë për të krijuar vende pune dhe për të realizuar reformën shëndetësore.

“Do të punojmë të gjithë, demokratë, republikanë dhe kushdo tjetër që ka vullnetin të na bashkohet”, tha Obama.

“Asnjëherë nuk do të pushojë së luftuari për një ekonomi ku puna vlerësohet, ku përgjegjshmëria nderohet, ku ekziston llogaridhënja”, tha Obama.

Mendohet se këto do të jenë edhe temat gjatë fjalimit të tij para kombit, që do të mbahet të mërkurën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat