Ukrainë: Janukoviqi kërkon dorëheqjen e Timoshenkos

Bota

Ukrainë: Janukoviqi kërkon dorëheqjen e Timoshenkos

Më: 10 shkurt 2010 Në ora: 17:25

Viktor Janukoviq, që qartazi i ka fituar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, e ka ftuar rivalen e tij, Julia Timoshenko që të japë dorëheqje nga posti i kryeministres.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se, sipas rezultateve preliminare, Janukoviq ka fituar me një diferencë në vota prej afro 3.5%.

Komisioni duhet t’i çertifikoj dhe formalisht t’i shpallë rezultatet zyrtare.

Në një kumtesë në internet, Viktor Janukoviq, kërkoi nga zonja Timoshenko që të tërhiqet nga posti i kryeministres për ta shmangur “krizën e re”.

Julia Timoshenko ende nuk e ka pranuar disfatën, ndërsa partia e saj ka thënë se do t’i kontestoj rezultatet nga disa rajone dhe me gjasë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në gjykatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat