Shefi i OKB-së për ndryshimet klimatike dha dorëheqje

Bota

Shefi i OKB-së për ndryshimet klimatike dha dorëheqje

Më: 18 shkurt 2010 Në ora: 19:32

Shefi për ndryshimet klimatike i OKB-së, Yvo de Boer, dha dorëheqje, dy muaj pas samitit për ndryshime të klimës në Kopenhagë.

Ai i ka udhëhequr kornizat e konventave për klimën në Kombet e Bashkuara prej vitit 2006.

Zoti de Boer tha se dorëheqja e tij nuk ka ndërlidhje me samitin e Kopenhagës, në të cilin vendet industriale dhe ato në zhvillim dështuan t’i zvogëlojnë dallimet për arritjen e një marrëveshjeje obliguese për luftimin e nxehjes globale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat