BE-ja do të padisë Greqinë

Bota

BE-ja do të padisë Greqinë

Më: 24 shkurt 2010 Në ora: 17:04

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do ta padisë Greqinë në Gjykatën Evropiane në Luksemburg, për shkak se nuk i është përmbajtur rregullave fiskale. Sipas të dhënave të Komisionit, Greqia ka mundësuar lehtësime tatimore dhe ka ndihmuar sipërmarrjet e mëdha industriale gjatë viteve 2003 dhe 2004. Në vitin 2007 Komisioni ka shpallur ilegale rregullat sipas së cilave është vepruar në Greqi dhe ka urdhëruar Athinën që prej këtyre sipërmarrjeve të kërkojë që t'i kthejnë paratë. Deri më sot kjo nuk ka ndodhur, deklaroi një zëdhënës i Komisionit. Greqia aktualisht ka borxhe në vlerë prej rreth 300 miliardë euro. Buxheti i saj është nën kontrollin e BE-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat