Tërmeti godet Turqinë Lindore

Bota

Tërmeti godet Turqinë Lindore

Më: 8 mars 2010 Në ora: 10:34

Tërmeti goditi pak pas orës 4 e gjysmë të mëngjesit dhe kishte një fuqi mbi 6 ballë.

Autoritetet lokale në provincën Elazig thanë se një fshat ishte rrafshuar krejtësisht.

Skuadrat e shpëtimit kanë mbërritur në zonën e prekur më rëndë.

Gjysmëhëna e Kuqe turke ka ngritur çadra të përkohëshme për strehimin e familjeve që kanë mbetur jashtë në kushtet e dimrit të ftohtë.

Pas tërmetit ka pasur afro 40 dridhje të lehta.

Banorët janë këshilluar të mos kthehen në shtëpitë e dëmtuara.

Turqia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Mbi 17 mijë vetë u vranë nga një tërmet i fuqishëm në lindje të Stambollit në gusht të vitit 1999.

Cilësia e dobët e ndërtimeve u konsiderua atëherë si shkak i numrit të lartë të viktimave.

Për këtë ekziston ende shqetësim pasi sizmologët kanë paralajmëruar një tërmet tjetër të fuqishëm brenda dekadave të ardhshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat