57 vetë humbën jetën në Turqi nga tërmet

Bota

57 vetë humbën jetën në Turqi nga tërmet

Më: 8 mars 2010 Në ora: 13:22

Zyrtarët thonë se nga tërmeti i fuqishëm, që e ka goditur pjesën lindore të Turqisë, kanë humbur jetën së paku 57 vetë dhe janë plagosur më se 100 të tjerë.

Epiqendra e tërmetit, me intensitet 6 shkallë, ishte në provincën Elazig, që është 550 kilometra në lindje të Ankarasë.

Në gjashtë fshatra në këtë rajon janë shkatërruarr shtëpitë.

Qendra sizmike e Turqisë njoftoi se pas atij kryesor ndodhën edhe 30 dridhje të tjera më të vogla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat