Rrezikohen bisedimet izrealito-palestineze

Bota

Rrezikohen bisedimet izrealito-palestineze

Më: 8 mars 2010 Në ora: 14:35

Izraeli ka miratuar ndërtimin e 112 shtëpive të reja në një nga vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor. Ndërmjetësuesit palestinezë e kanë cilësuar vendimin si kërcënim për marrëveshjen e brishtë për bisedime jo të drejtëprëdrejta.Bisedimet izrealito-palestineze u pezulluan një vit më parë. Pas muajsh përpjekje nga ana e Shteteve të Bashkuara palët kanë rënë dakord për bisedime jo të drejtpërdrejta.Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit palestinezë e izraelitë gjatë dy ditëve në vijim. Bajden ka filluar një turne në Lindjen e Mesme.Ai është zyrtari më i lartë i administratës Obama që viziton rajonin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat