BE: Bisedime të menjëhershme izraelito-palestineze

Bota

BE: Bisedime të menjëhershme izraelito-palestineze

Më: 13 mars 2010 Në ora: 15:35

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Izraeli të rifillojë menjëherë bisedimet paqësore me palestinezët. “Ne kemi nevojë për një marrëveshje paqësore të negociuar, e cila duhet të ndodhë tani”, tha Kethrin Eshton, shefja e diplomacisë evropiane.Deklarata e saj u bë gjatë takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.Deklarata e Eshtonit vjen në kohën kur Izraeli ka marrë kritika ndërkombëtare lidhur me ndërtimin e vendbanimeve të reja hebreje në Jerusalemin lindor.Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian deklaruan se hapat e njëanshme nga palestinezët apo izraelitët mund të paragjykojnë përfundimin e negociatave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat