Tërmet i fuqishëm në Kinë, qindra të vdekur

Bota

Tërmet i fuqishëm në Kinë, qindra të vdekur

Më: 14 prill 2010 Në ora: 10:39

Si pasojë e një tërmeti të fuqishëm në veriperëndim të Kinës kanë vdekur të paktën 400 persona dhe janë plagosur mbi 8.000 të tjerë, njofton agjencia e lajmeve Xinhua. Në disa rajone janë shkatërruar sipas të dhënave jozyrtare rreth 90 për qind e shtëpive. Sipas të dhënave kineze, fuqia e tërmetit ishte 7,1 ballë e Richterit. Më vonë kanë ndodhur edhe disa dridhje më të vogla të tokës. Rajoni i prekur ka një dyndje të vogël të popullsisë, por epiqendra e termetiti ishte në afërsi të qytetit Yushu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat