Tërmet në Kinë, 400 të vdekur dhe mbi 10.000 të plagosur

Bota

Tërmet në Kinë, 400 të vdekur dhe mbi 10.000 të plagosur

Më: 14 prill 2010 Në ora: 10:40

ANdërsa po dalin pamje nga epiqendra e tërmetit në qytetin e Jiegu-t, ku jetojnë rreth 30 mijë vetë, po bëhet gjithmonë e më e qartë shkalla e shkatërrimit.

Ndërtesat janë rrafshuar me tokën, të tjetrat që janë ende në këmbë janë plot të çara.

Ushtarët duken si të habitur nga shkatërrimi i madh dhe nuk dinë ku të fillojnë të kërkojnë për të mbijetuar.

Një prej zyrtarëve vendas tha për BBC-së se 80% e ndërtesave ishin rrëzuar.

Spitali ishte dëmtuar, studentë kishin mbetur nën gërdhmadha të një shkolle dhe uji dhe energjia elektrike ishin ndërperë.

Autoritetet gjithashtu po nxitojnë të vënë nën kontroll një rezervuar që ka një të çarë.

Aeroporti i zonës megjithatë është i hapur duke lejuar ardhje të ekipeve të para të emergjencës.

Në 2008, një tërmet i madh goditi provincën fqinje të Sichuan-it, rreth 800 km nga Yushu, ku humbën jetën ose u zhdukën 87,000 mijë vetë ndërsa pesë milionë të tjerë mbetën të pastrehë.

Midis të vdekurve kishte shumë fëmijë shkolle duke çuar kjo në debate mbi atë se si duhen ndërtuar ndërtesat publike, sidomos shkollat.Rihter.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat