Kinë: Numri i viktimave nga tërmeti ka mbërritur në 790 persona

Bota

Kinë: Numri i viktimave nga tërmeti ka mbërritur në 790 persona

Më: 16 prill 2010 Në ora: 17:34

Dy ditë pas tërmetit shkatërrimtar në provincën Qinghai në perëndim të Kinës ekipet e shpëtimit kërkojnë edhe më tej me intensitet për të gjetur të mbijetuar. Puna e ndihmësve në rajonin malor në zonën kufitare me Tibetin bëhet edhe më i vështirë nga tërmetet të tjera, që pasuan dhe moti i keq. Nën rrënoja konsiderohen të humbur rreth 250 njerëz. Ndërkohë numri i viktimave, sipas të dhënave zyrtare, ka mbërritur në 790. Për shkak se mungojnë çadrat, mijëra të pastrehë duhet ta kalojnë natën me temperaturat e ulta në qiell të hapur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat