IATA: Vullkani në Islandë, 200 milionë dollarë dëme në ditë

Bota

IATA: Vullkani në Islandë, 200 milionë dollarë dëme në ditë

Më: 17 prill 2010 Në ora: 09:12

Kompanitë ajrore botërore thonë se kanë humbje prej së paku 200 milionë dollarësh në ditë, për shkak të pengesave të mëdha të shkaktuara nga mjegulla e hirit vullkanik, që po shpërndahet në gjithë Evropën.

Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) me seli në Gjenevë, thotë se kompanitë ajrore do të ballafaqohen me humbje plotësuese për shkak të udhëtarëve që kanë mbetur të bllokuar në aeroporte dhe të aeroplanave.

Ky asociacion, që i përfaqëson 230 kompani, thotë se e ka formuar një qendër të krizës në Montreal të Kanadasë, për të ndihmuar në koordinimin e kontrollit të trafikut ajror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat