Poloni: Qindra mijëra vetë përkujtojnë presidentin e ndjerë

Bota

Poloni: Qindra mijëra vetë përkujtojnë presidentin e ndjerë

Më: 17 prill 2010 Në ora: 14:10

Qindra mijëra vetë vërshuan në qendër të Varshavës në shërbesën publike përkujtimore për presidentin e ndjerë Leh Kazçinski, gruan e tij Maria dhe 94 të tjerët që e humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit në Rusinë lindore një javë më parë.

Para tubimit në sheshin Pilsudski, me sirena dhe këmbana në orën 8:56 sipas kohës lokale u përkujtua momenti i të rrëzimit të aeroplanit në Smolensk.

Përkundër problemeve me trafikun ajror, zyrtarët thanë se ende askush nuk e ka anuluar pjesëmarjen, ndërsa disa udhëheqës shtetesh janë zotuar se në varrim do të udhëtojnë me makina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat