Kinë: U dogjën trupat e viktimave të tërmetit

Bota

Kinë: U dogjën trupat e viktimave të tërmetit

Më: 17 prill 2010 Në ora: 14:53

Rreth 700 persona të cilët mbetën të vrarë nga tërmeti shkatërrues në veri-perëndim të Kinës, janë djegur në rrethinat e provincës së Qinghait.

Pasi u bekuan nga murgjit budistë, trupat u vendosën në një turrë masiv drunjsh dhe iu vu flaka.

Sipas zakoneve tibetiane, viktimave në raste të tilla u pritet trupi në copa dhe vendosen në platforma të ndryshme që të haen nga zogjtë e egër.

Por autoritetet kineze kanë deklaruar se djegia është bërë nga frika e përhapjes së sëmundjeve, pasi zogjtë e egër nuk mund t’i hanë të gjithë trupat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat