Dalai Lama ka kërkuar të vizitojë zonën ku ra tërmeti në Kinë

Bota

Dalai Lama ka kërkuar të vizitojë zonën ku ra tërmeti në Kinë

Më: 17 prill 2010 Në ora: 19:18

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalali Lama ka thënë se do të vizitojë rajonin ku ndodhi tërmeti në veri perëndim të Kinës, pjesë e pllajës tibetiane.

Dalai Lama ka lindur në provincën e goditur nga termeti por nuk ka shkuar në Kinë që pas dështimit të një kryengritjeje tibetiane më shumë se 50 vjet më parë.

Ai vlerësoi punën e bërë nga autoritetet kineze në reagimin ndaj tërmetit por shtoi se edhe vetë donte të ofronte përkrahje dhe ndihme.

Kina e cilëson Dalai Lamen si një separatist të rrezikshëm.

Ndërkohë të dhënat më të fundit thonë se numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 1300.

Por tre ditë pas tërmett televisioni shtetëror tha se janë gjetur 9 të mbijetuar, te cilët janë në kushte të mira shëndetësore.

Më shumë 300 prsona ende resultojnë të humbur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat