Poloni: Liderët botërorë nuk arrijnë në varrimin e Kaçinskit

Bota

Poloni: Liderët botërorë nuk arrijnë në varrimin e Kaçinskit

Më: 18 prill 2010 Në ora: 11:04

Liderët botërorë janë të detyruar që të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit të Polonisë, Leh Kaçinski, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Evropë, të shkaktuar nga hiri vullkanik në Islandë.

Presidenti amerikan Barak Obama, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Nikollas Sarkozi, princi britanik Çarls, presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe presidenti i Turqisë Abdullah Gyl, janë disa nga liderët, që kanë deklaruar se sot nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në varrim në qytetin Krakov në Poloni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat