Protesta në Bejrut për shtet laik

Bota

Protesta në Bejrut për shtet laik

Më: 26 prill 2010 Në ora: 13:08

Disa mijë libanezë në Bejrut kërkuan sot futjen e sistemit laik në vend të atij ekzistues, ku dominon pushteti fetar.

Këto janë demonstratat e para në përkrahje të laicizmit në Liban.

Pesë milionë banorë të Libanit janë të ndarë në 18 bashkësi fetare, në bazë të sistemit të udhëheqjes me ligjin e vitit 1943, sipas të cilit, presidenti i vendit zgjidhet nga krishterët maronitë, kryeministri nga myslimanët sunitë, ndërsa kryeparlamentari nga myslimanët shiitë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat