Ministrat e Jashtëm të BE-së bien dakord për shërbimin diplomatik

Bota

Ministrat e Jashtëm të BE-së bien dakord për shërbimin diplomatik

Më: 27 prill 2010 Në ora: 09:21

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord, pas negociatave të vështira, për linjat politike dhe strukturat themelore të shërbimit të politikës së jashtme evropiane. Ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës së BE-së, foli për një ditë të rëndësishme për Evropën. Edhe e ngarkuara e BE-së për politikë të jashtme, Chaterine Ashton u shpreh e lehtësuar. Britanikja do të drejtojë punën në sektorin e shrbimit të jashtëm të BE-së me deri 8000 diplomatë. Megjithatë, detaje të tjera do të duhet të sqarohen më vonë. Veç kësaj bëhet fjalë edhe për personelin. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westereelle u shpreh që gjermanishtja sikurse frengjishtja dhe anglishtja të bëhet gjuhë e barabartë zyrtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat