Athinë: Pensionistët, viktima të kursit të kursimit

Bota

Athinë: Pensionistët, viktima të kursit të kursimit

Më: 11 maj 2010 Në ora: 11:15

Qeveria greke ka miratuar, si pjesë të mëtejshme të programit të saj të kursimit, shkurtimin në masë të gjithanshme të pensioneve. Pa reformat, pas vitit 2011 i gjithë sistemi i përkujdesjes do të falimentonte, deklaroi ministri i Punës Andreas Loverdos. Mosha e pensionit do të rritet sipas projektligjit. Në të ardhmen për një pension të plotë duhet të kesh punuar 40 vjet. Edhe pensionistët që dalin para kohe kërcënohen nga masat drastike. - Sindikatat, ndërkohë kanë njoftuar për zhvillimin e protestave të reja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat