BP fillon provat me një kupolë të re të vendosur në pusin e dëmtuar të naftës

Bota

BP fillon provat me një kupolë të re të vendosur në pusin e dëmtuar të naftës

Më: 13 korrik 2010 Në ora: 15:11

Kompania BP fillon sot provat me një kupolë të re të vendosur në pusin e dëmtuar të naftës në Gjirin e Meksikës nga i cili kanë rrjedhur mijra tonelata naftë gjatë tre muajve të fundit. Kupola e re u instalua dje në thellësinë 1.6 kilometra nën sipërfaqen e detit pas një operacioni që zgjati tri ditë.

Do të duhen 6 deri në 48 orë për të përcaktuar nëse mekanizmi i ri do të jetë në gjendje të bllokojë rrjedhjen e fuqishme të naftës që buron nga pusi i dëmtuar në fund të detit, thotë Thad Allen, personi që mbikqyr përpjekjet e qeverisë amerikane për kontrollin e situatës në Gjirin e Meksikës.

"Nga kjo kemi dy të mira. Së pari mund të pengojmë rrjedhjen e naftës në det. Së dyti mund ta mbledhim të gjithë naftën që rrjdh nga fundi i detit," thotë zoti Allen.

Sipas zyrtarëve të kompanisë BP, nëse presioni i naftës që del nga pusi është i lartë, kjo do të tregonte se kupola ka arritur ta bllokojë me efektivitet rrjedhjen. Nëse presioni është i ulët, kjo do të tregonte se brenda pusit ka një rrjedhje tjetër.

Por edhe nëse kupola funksionon, ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Shefi i operacioneve të firmës BP, Doug Suttles thotë se kompania do të vazhdojë shpimin e dy puseve anësore për të lehtësuar rrjedhjen gjë që do të lejonte betonimin e përhershëm të çarjes Pusi i parë anësor pritet të përfundojë pas një muaji.

Rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës filloi pas shpërthimit që ndodhi më 20 prill në platformën e çpimit në det Deepwater Horizon, ku humbën jetën 11 punëtorë. Katastrofa ekologjike që pasoi ka ndotur sipërfaqe të mëdha të Gjirit, duke dëmtuar faunën dhe florën detare si dhe indutrinë e peshkimit dhe të turizmit në rajon.

Zyrtarët e kompanisë BP thonë se rrjedhja e naftës i ka kushtuar asaj rreth 3.5 miliard dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat