Prova e kambanës së re për mbledhjen e naftës në Gjirin e Meksikës vazhdon

Bota

Prova e kambanës së re për mbledhjen e naftës në Gjirin e Meksikës vazhdon

Më: 15 korrik 2010 Në ora: 09:07

Gati tre muaj pas shpërthimit të një platforme nafte në Gjirin e Meksikës koncerni British Petroleum (BP) po ndërmerr një përpjekje të re për mbledhjen e naftës që del në det. Me një ditë vonesë sipërmarrja nisi provën e pritur me shumë interes me një pajisje të re izolimi, e cila ishte vendosur në fillim të javës mbi vendin e dëmtuar të shpimit. Prova u shty natën e kaluar sepse qeveria amerikane donte të priste disa analiza. Tani bëhet fjalë për mbylljen hap pas hapi të ventilëve dhe të tubave përcjellës të cilindrit disa tonë të rëndë për të rritur trysninë nën kupolë. Në rast se gjithçka shkon sipas planit sipas BP-së, derdhja e naftës në det mund të ndalohet së shpejti tërësisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat