Anija libiane me mallra ndihme për Gazën ankorohet në Egjipt

Bota

Anija libiane me mallra ndihme për Gazën ankorohet në Egjipt

Më: 15 korrik 2010 Në ora: 09:09

Anija libiane "Amalthea", që po udhëtonte në Detin Mesdhe me mallra ndihme për Rripin e Gazës, ndaloi në portin egjiptian Al Arish. Këtë e bëjnë të ditur si medie egjiptiane, ashtu edhe izraelite. Anija që po udhëtonte me flamur moldavian donte të thyente fillimisht bllokadën detare para Rripit të Gazës dhe të çonte drejt e në territorin palestinez të rrethuar nga Izraeli rreth 2.000 tonë ushqime dhe barna me porosi të fondacionit Gadafi. Disa anije të marinës izraelite e ndoqën "Amalthea-n" për ta bërë këtë të pamundur. Tani mallrat e ndihmës do të transportohen në Gazë me rrugë tokësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat