Bllokohet rrjedhja e naftës nga pusi i dëmtuar në Gjirin e Meksikës

Bota

Bllokohet rrjedhja e naftës nga pusi i dëmtuar në Gjirin e Meksikës

Më: 15 korrik 2010 Në ora: 23:38

Kompania e naftës BP tha se nga pusi i dëmtuar në fund të detit në Gjirin e Meksikës nuk po rrjedh më naftë. Është hera e parë që rrjedhja e naftës bllokohet që nga shpërthimi në muajin prill në një platformë shpimi të kësaj kompanie.

Zyrtarët e kompanisë BP u thanë gazetarëve të enjten se kupola e re e vendosur mbi pusin e dëmtuar nën det ka arritur ta bllokojë plotësisht rrjedhjen ndërkohë që kompania vazhdon të testojë presionin e naftës në pus.

Rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës filloi pas një shpërthimi më 20 prill në platformën Deepwater Horizon, ku humbën jetën 11 veta. Katastrofa ekologjike ka dëmtuar zona të gjera të bregdetit të Gjirit, si florën dhe faunën detare si dhe ka ndikuar negativisht mbi industrinë e peshkimit dhe të turizmit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat