Ndalet përkohësisht derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës

Bota

Ndalet përkohësisht derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës

Më: 16 korrik 2010 Në ora: 09:17

Në luftën kundër derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, koncerni BP ka arritur për herë të parë, tre muaj pas fillimit të katastrofës, një sukses të madh. Vrima e derdhjes së naftës në thellësi prej 1.500 metrash është mbyllur në tërësi, të paktën përkohësisht. Për të provuar funksionimin e cilindrit të vendosur janë mbyllur të gjithë ventilat, kumtoi BP, i cili njëkohësisht paralajmëroi nga pritjet e tepërta. Ende është e paqartë për shkak të presionit të madh nëse vrima do të mbetet e mbyllur në tërësi. Ndërkohë që edhe kjo zgjidhje konsiderohet si kalimtare. Mbyllja përfundimtare pritet pas testeve të shumta që priten deri në gusht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat