BP: Mbyllja e vrimës së derdhjes së naftës e qëndrueshme

Bota

BP: Mbyllja e vrimës së derdhjes së naftës e qëndrueshme

Më: 17 korrik 2010 Në ora: 09:47

Mbyllja e vrimës së derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës po qëndron ende. Edhe 24 orë pas montimit të një kupole përforcuese nuk ka shenja për derdhje të reja, njoftoi koncerni energjitik britanik British Petrolium. Hapi i fundit i koncernit BP u lavdërua edhe nga presidenti amerikan Barack Obama: "Kupola e re është lajm i mirë. Ose ne do të jemi në gjendje ta përdorim atë për të ndaluar rrjedhjen, ose për të sjellë të gjithë sasinë e naftës deri në sipërfaqe. Shkencëtarët e qeverisë dhe ekspertë të tjerë privatë janë ende duke analizuar të dhënat e provës me kupolën e re", tha Obama. Inxhinierët po vëzhgojnë pa ndërprerje trysninë, temperaturën dhe zhurmat përreth vendit të dëmtuar të shpimit. Vlerësimet e fundit tregojnë se tre muaj pas shpërthimit ka rënë dukshëm fuqia e rezervuarit të naftës. Megjithatë mbyllja përfundimtare e vrimës pas testeve të shumta pritet në gusht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat