BE, angazhohet për heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës

Bota

BE, angazhohet për heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës

Më: 18 korrik 2010 Në ora: 09:48

Në prag të një vizite në Rripin e rrethuar të Gazës nga Izraeli e ngarkuara me politikën e jashtme të BE-së, Catherine Ashton kërkoi hapjen e plotë të kufijve. Pikëkalimet kufitare duhet të jenë të kalueshme si për popullatën ashtu dhe për tregtarët në të dyja drejtimet, tha Ashton pas një takimi me kryeministrin palestinez Salam Fajed në Ramallah. Ashton theksoi se evropianët mund të ndihmojnë në zhvillimin e komunikacionit kufitar. Presidenti i palestinezëve Mahmud Abaz ndërkohë ka kundërshtuar për momentin negociatat e drejtëprdrejta me Izraelin të propozuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Parakusht për fillimin e negociatave sipas Abazit janë një vëzhgim i pavarur i kufijve të një shteti të ardhshëm palestinez si dhe shkëmbimi i territoreve për ngulimet hebreje në Jordanin Perëndimor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat