Pakistan: Talibanët kërkojnë refuzimin e ndihmave të jashtme

Bota

Pakistan: Talibanët kërkojnë refuzimin e ndihmave të jashtme

Më: 11 gusht 2010 Në ora: 09:02

Talibanët e Pakistanit i kanë refuzuar të gjitha ndihmat e jashtme për viktimat e vërshimeve në këtë vend.

Zëdhënësi i këtij grupi, Azam Tariq, i tha AFP-së me telefon, se talibanët e refuzojnë “ndihmën amerikane dhe ndihmat e tjera të jashtme dhe besojnë se kjo çon në nënshtrim”.

Ai tha se talibanët mund t’i japin qeverisë 20 milionë dollarë “si ndihmë për viktimat e vërshimeve”.

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur dje se do ta rrisin ndihmën për vërshime me 20 milionë dollarë shtesë, kështu që ajo gjithsej do të jetë 55 milionë dollarë.

Kombet e Bashkuara thanë se do të kërkojnë ndihma ndërkombëtare për Pakistanin në vlerë prej disa qindra miliona dollarësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat