Paralajmërohet vala e dytë e përmbytjeve në Pakistan

Bota

Paralajmërohet vala e dytë e përmbytjeve në Pakistan

Më: 12 gusht 2010 Në ora: 10:28

Departamenti i Meteorologjisë në Pakistan paralajmëroi se një valë e dytë e përmbytjeve mund të prekë së shpejti zonat në provincën Punxhab.

Shefi i departamentit, Kamur Zaman Çadri tha se përmbytjet më të rënda nmë historinë e Pakistanit “ende nuk kanë përfunduar”.

Ai tha se 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Vala e parë e përmbytjeve shkatërroi zona të mëdha në Pakistan, duke prekur 14 milionë njerëz, dhe duke lënë 1.600 të vdekur.

Kombet e Bashkuara apeluan për rreth 460 milionë dollarë ndihma urgjente për 6 milionë viktimat më të rrezikuara.

Kombet e Bashkuara thonë se vonesa mund të rezultojë me një valë të re të vdekurish.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat