Presidenti pakistanez Zardari viziton zonat e përmbytura

Bota

Presidenti pakistanez Zardari viziton zonat e përmbytura

Më: 12 gusht 2010 Në ora: 19:50

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari bëri vizitën e parë në rajonet e vendit të goditura nga përmbytjet, pas kritikave të ashpra ndaj vendimit të tij për të udhëtuar jashtë vendit gjatë katastrofës.

Përmbytjet, të shkaktuara nga shirat mansun kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 1 mijë e 600 vetëve dhe kanë shkaktuar dëme për afro 14 milionë vetë në provincat Kiber-Paktunkuas, Punxhab dhe Sindh gjatë dy javëve të fundit. Kombet e Bashkuara po bëjnë thirrje për 460 milionë dollarë ndihmë urgjente për të siguruar strehim, ushqim, ujë dhe kujdes shëndetësor.

Zoti Zardari shkoi në qytetin jugor të Sukurit në Sind sot për të vlerësuar dëmet dhe operacionet e shpëtimit. Vizita bëhet disa ditë pasi ai u kthye nga udhëtimi i debatueshëm në Evropë.

Kryeministri Jusuf Raza Gilani shkoi në zonat e goditura nga përmbytja të rajonit jugperëndimor të Baluçistanit, ku tha se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të plotësuar nevojat për ndihma.

Dy helikopterë ushtarakë amerikanë ishin të parët që mbërritën sot në Pakistan nga një aeroplan-mbajtëse amerikane në Detin Arabik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat