Pakistan: Anulohen festimet e ditës së pavarësisë

Bota

Pakistan: Anulohen festimet e ditës së pavarësisë

Më: 14 gusht 2010 Në ora: 11:55

Pakistani i ka anuluar të gjitha manifestimet zyrtare për ditën e pavarësisë, në kohën kur vendi përpiqet t’ia dalë mbanë me pasojat nga përmbytjet më të mëdha në histori, që prekën më shumë se 14 milionë njerëz, dhe shkaktuan krizën më të rëndë humanitare.

Presidenti, kryeministri dhe krerët e ushtrisë i kanë anuluar festimet që planifikonin të shënojnë 63 vjetorin e krijimit të Pakistanit në vitin 1947.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun sot do të mbërrijë në Pakistan për t’i vëzhguar operacionet humanitare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat