Egjipt: Klinton zhvillon bisedime me kryeministrin izraelit dhe presidentin palestinez

Bota

Egjipt: Klinton zhvillon bisedime me kryeministrin izraelit dhe presidentin palestinez

Më: 14 shtator 2010 Në ora: 17:35

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton filloi sot në Egjipt një takim tre ditor me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe me presidentin palestinez, Mahmud Abas.

Tre zyrtarët e lartë u takuan në vend-pushimin Sharm el-Sheik të Detit të Kuq për bisedime që pritet të përqendrohen në skadimin e një moratoriumi mbi zgjerimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.

Sekretarja Klinton ka thënë se administrata Obama beson se Izraeli duhet ta zgjasë moratoriumin, megjithatë ai u ka bërë thirrje si Izraelit edhe palestinezëve që të gjejnë një mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Klinton tha se "koha është e përshtatshme" për arritjen e një marrëveshjeje e kjo për një numër arsyesh. Ajo shtoi se nevojat legjitime të të dy palëve nuk mund të përmbushen jashtë kornizës së një marrëveshjeje paqeje.

Të tre palët kanë në plan t’i vazhdojnë bisedimet nesër në Jeruzalem.

Pasi mbërriti sot në Egjipt, Sekretarja Klinton u takua me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak. Ajo i jep fund vizitës së saj të enjten me një takim në Aman me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Egjipti dhe Jordania janë të vetmet vende arabe që kanë arritur marrëveshje paqeje me Izraelin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat