Kili: Çdo orë del nga një minator në sipërfaqje - transmetim i drejtpërdrejtë

Bota

Kili: Çdo orë del nga një minator në sipërfaqje - transmetim i drejtpërdrejtë

Më: 13 tetor 2010 Në ora: 02:28

(E Plotësuar) - Është nxjerrë në sipërfaqje minatori i dhjetë kilian, derisa vazhdojnë operacionet për nxjerrjen edhe të 23 minatorëve të tjerë. Burimet zyrtare thanë se presin që çdo orë të nxjerrin një minator. Kapsula speciale po i nxjerrë minatorët nga thellësia 625 metra. Operacioni pritet të zgjatë dy ditë.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera ishte aty për t’i përshëndetur minatorët sapo ata dilnin në sipërfaqe.

Minatorët kaluan 69 ditë në minierën e arit dhe të bakrit në shkretërën kiliane Atakama. Ata kanë shënuar rekordin e kohëzgjatje së qëndrimit nën tokë pas aksidentit në minierë. Gjatë 17 ditëve të para të ngujimit, besohej se minatorët kishin vdekur.

Visit msnbc.com for breaking news, world news, and news about the economy

Transmetim i drejtpërdrejtë

Florencio Avalos ishte i pari për shkak se ai ishte një nga më të fortit.

Brohoritjet shpërthyen ndërsa ai doli nga një kapsulë e shpëtimit për të përqafuar familjen e tij të përlotur dhe presidentin Sebastian Pinera të buzëqeshur në minieren e arit dhe bakrit San Jose në shkretëtirën Atacama.

Në një fjalim në hyrje të minierës, Presidenti Sebastian Pinera, tha se shpëtimi ishte një mrekulli.

Duke qeshur ai falëndëroi ekspertët teknikë që e kishin bërë këtë të mundur.

Ai tha se ishte një natë përplot emocione dhe se kilianët ishin krenarë për atë që kishin arritur.

Duke kujtuar tërmetin shkatërrimtar që goditi Kilin në shkurt, Presidenti Pinera tha se edhe një herë forca e fatkeqësisë e kishte bashkuar vendin.

Zoti Pinera paralajmëroi se miniera në San Jose nuk do të ri-hapet për punë derisa siguria e saj të garantohet.

Operacioni i shpëtimit filloi pas orës 4 të mëngjesit ku një ekspertë teknik Maneul Gonzales shkoi në thellësi të minierës, 624 metra nën tokë.

Z.Gonzales ishte menduar të rikthehej në sipërfaqe për të raportuar për kushtet e tunelit të shpëtimit dhe më pas të shkonte sërish sesa të dorëzonte detyrën mjekëve.

Megjithatë një lidhje live me pamje nga vëndi, ku ndodheshin minatorët, tregonte se z.Avalos ishte duke u përgatitur.

Ai u përzgjodh pasi ishte në gjëndje më të mirë shëndetësore nga minatorët e bllokuar.

Një orë më vonë doli minatori i dyte z. Sepulveda.

Korrespondenti i BBC Rodrigues Bustamante tha se minatori i dytë dukej në një gjëndje të jashtëzakonshme fizike dhe emocionale.

Ai kishte një sens të jashtëzakonshëm humori dhe duke kënduar. Ai u solli atyre suvenirë nga nëntoka një çantë me copa shkëmbinjsh nga thellësia e minierës.

Zyrtarët thonë se ata besojnë se do te jenë në gjëndje të shpëtojnë nga një minator çdo orë.

Gjatë udhëtimit të tyre drejt sipërfaqes minatorët kanë aparatura të ngjashme me ato të astronautëve që minotorojnë të rrahurat e zemrës, frymëmarjen, temteraturën dhe konsumin e oksigjenit.

Minatorët e parë të shpëtuar janë ata që janë në gjëndje më të mirë fizike.

Më pas në orët në vazhdim do të shpëtohen disa nga minatorët më të dobët dhe të sëmurë.

Njëri nga minatorët vuan nga hipertensioni i gjakut.

Një tjetër është diabetik dhe të tjerët kanë infeksione dentare dhe të frymëmarrjes apo sëmundje lekurë të shkaktuara nga lagështia në minerë.

Pasi të ribashkohen me familijet e tyre, minatorët do të dërgohen në spitalin në qytetin e Kapiapos me helikopterë të cilët janë në gatishmëri për transportimin e tyre.

Jashtë spitalit, janë ngritur barriera për të përballuar valën e gazetarëve dhe turmën e njerëzve kuriozë për të parë minatorët e shndëruar në heronjë kombëtarë në Kili.

Operacioni i shpëtimit ende vazhdon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat